Një burrë në Prishtinë është therur me thikë.
Siç bën të ditur policia, viktima ka deklaruar se nuk e njeh dorasin dhe se nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd.
“Rr. Ymer Aliu, Prishtinë 10.01.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet të jetë i therur me mjete të mprehtë-thikë. Viktima ka deklaruar se nuk ka vërejtur ndonjë person që mund ta ketë therur si dhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd. Rasti mbetet nën hetime”, njofton policia.