Një shtetase e Shqipërisë dhe 4 qytetarë të Kosovës janë arrestuar të dielën në Gjakovë , në dyshimin për trafikim me njerëz për shërbime seksuale.
Sipas Policisë së Kosovës hetimet për këtë rast kanë nisur nga 10 qershori i vitit 2022.
Policia ka identifikuar edhe një shtetase të Shqipërisë si viktimë e trafikimit.
“Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara”, thuhet në raport.
E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.