Një patrullë e KFOR-it është sulmuar nga bandat e organizuara serbe të dielën në veri të Kosovës.
Sulmi u konfirmuar edhe nga zyra për media e KFOR-it, shkruan Demokracia.com.
Ushtarët e KFOR-it në veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë pjesë e kontingjentit letonezë.
KFOR ka konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh në vendin ku po qëndronte një patrullë e tyre.
Por kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, vazhdon të mashtrojë. Ai në një prononcim për TV Pink në Serbi, deklaroi se informacionet nuk janë të vërteta.
“Dua të mohoj raportimin e mediave se ka pasur sulm ndaj njësive të KFOR-it”, deklaroi ai, duke anashkaluar deklarimin e KFOR-it për të shtënat në rrethinë të Zubin Potokut në Veri të Kosovës. Informacionet tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. Situata është e qetë”, pohoi ai.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.
Javë më parë serbët e armatosur kishin sulmuar edhe një patrullë e EULEX-it.
Zyra e KFOR-it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.