Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2022”, të premten më 9.12.2022 nisi punimet. Bashkëorganizator të konferencës janë: Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Universiteti i Evropës Jug-Lindore në Tetovë, Universitetit Pamukkale – Turqi, ITP-Prizren dhe DokuFest. Gjatë dy ditëve sa do zgjasë punimet kjo konferencë, do të shpalosin punën e tyre 164 studiues, nga vendi, rajoni dhe bota, me 98 pune shkencore.
Nikoqiri i kësaj konference shkencore, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se pas edicionit shumë të suksesshëm të shkollës verore ndërkombëtare, që u mbajt në Universitet në muajin gusht, Universiteti këtë vit kalendarik po e përmbyll me një ngjarje të këtij primati ndërkombëtar, e cila është realizuar falë punës së këshillit organizativ dhe bashkëpunimit me partnerët pjesëmarrës. “Universiteti “Ukshin Hoti” po e vendos Prizrenin dhe Kosovën në hartën e vendeve ku organizohen ngjarje të rëndësishme.
Si kryeqytet historik, multietnik e multikulturor i Kosovës, Prizreni gradualisht po bëhet edhe kryeqendër e arsimit dhe e shkencës. Në si institucion jemi të përkushtuar që të realizojmë misionin tonë, për mësimdhënie cilësore, hulumtim cilësor dhe kontribut në komunitet”, ka theksuar Rektori Krrabaj. Si shtoi se Universiteti i Prizrenit tashmë është një institucion konsoliduar, që po e vazhdon punën mbi me një trashëgimi akademike gjashtëdhjetë vjeçare në arsimin e lartë.
Ai rikujtoi se javë më parë në ITP-Prizren javë më parë janë inauguruam edhe zyrat e Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transfer të Dijës, e cila, falë bashkëpunimit me ITP-Prizren dhe institucionet tona shtetërore, do të japë kontribut në misionin e tretë të Universiteti, atë të ndërlidhjes më makromjedisin ku vepron. Në fund rektori Krrabaj u uroi suksese në shpalosjen e punës së tyre kërkimore të gjithë pjesëmarrësve të konferencës, ndërsa bashkorganizatorët falënderoi për kontributin e dhënë.
Me këtë rast, në cilësi të folësve kryesor të konferencës, prezantuan: Prof. Dr. Abdylmenaf Rexhepi – Rektor i UEJL, me temë: Energjia e gjelbër dhe tranzicioni i energjisë. Prof. Dr. Ensar Yesoilyurt – Zëvendës Rektor i Universitetit Pamukkale, prezantoi me temë: Ekonomia si shkencë anakronistike. Prof. Dr. Shpresa Delija nga Universiteti i Tiranës, foli për “Mendimin strategjik për edukimin në epokën e re”. Ndërkaq Linda Llulla-Gashi – Drejtoreshë Ekzekutive e Dokufest, foli për “Filmin dokumentar dhe metodat audio-vizuale në klasë”. Kobi Kalderon – themelues & CEO ( GVI ) i Gold Ventures Investimet dhe zhvillimi i biznesit ndërkombëtar GVI Ballkani Perëndimor, prezantoi me temë: Strategjia e investimit në kohë recesioni si pjesë e tendencës së re në strategjinë e QV.
Simon Flooth – Drejtues i Projektit – GIZ – ITP-Prizren, prezantoi me temë “Më mirë së bashku – pika unike e shitjes së bashkëpunimit ndërsektorial”. Ndërsa Leon Eisen nga GVI (Gold Ventures investim) partner ndërkombëtar, prezantoi me temë: Tendencat e lidhura me AI që formësojnë kujdesin shëndetësor në një mënyrë jo të dukshme.
Ndërkaq studiuesit pjesëmarrës në Konferencë, punimet e tyre do t’i prezantojnë më 10.12.2022, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.