Faqja e njohur amerikane FiveThirtyEight, që fokusohet në analizën e sondazheve të opinionit politikë, ekonomik dhe sportiv ka publikuar së fundmi një parashikim mbi mundësitë e kombëtareve për të fituar Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kampionati Botëror ka hyrë në fazën e nxehtë të çerekfinaleve, pasi tani kanë mbetur vetëm tetë kombëtare që luftojnë për trofeun e madh.
Por, kush janë favorit sa cilat janë gjasat e tyre për ta fituar Kupën e Botës?
Faqja FiveThiryEight ka publikuar një projeksion mbi mundësitë e kombëtareve për ta fituar trofeun, ku favorit cilësohet Brazili me 33 për qind të gjasave.
Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Anglia dhe Portugalia me nga 14 për qind të shanseve, ndërsa pas tyre vjen Argjentina e katërta me 13 për qind.
Kampioni i botës në fuqi, Franca renditet e pesta me 12 për qind shanse, e pasuar nga Holanda me shtatë për qind, Kroacia me katër për qind dhe e fundit Maroku me tre për qind.
Ndeshjet çerekfinale fillojnë nesër (e premte) me dy ndeshjet në orar janë Kroaci-Brazil nga ora 16:00 dhe Holandë-Argjentinë nga ora 20:00.
Të shtunën zhvillohen edhe dy takimet tjera: Marok-Portugalia nga ora 16:00 dhe Angli-Francë nga ora 20:00.