Skuadra e Dritës ka vazhduar me përforcimet gjatë kësaj vere, ndërsa Kastriot Selmani është transferimi i radhës.
Anësori nga viti 2019 ka qenë në radhët e Llapit, ndërsa në tre vitet e ardhshme do ta vazhdojë karrierën te klubi nga Gjilani.
“Mirë se vjen Kastriot. FC Drita dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje trevjeçare”.
“Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola”.
“Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot (e martë) dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë”.
Klubi ynë, FC Drita, i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, thuhet në njoftimin e Dritës.