Policia e Kosovës, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë.
Kështu është njoftuar përmes raportit të PK-së, ku është shtuar se i dyshuari është arrestuar dhe se, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavidë, një set çelësa si dhe një pajisje elektrontike për de aktivizimin e alarmit të GPS-së të automjeteve.
Në raport shtohet se rasti ka ndodhur në Prizren dhe se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE NË TENTATIVË – Prizren 28.11.2022-02:08. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide një set çelësa si dhe një pajisje elektronike për de aktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /