Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, datën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, i ka përmendur si ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.
Osmani është shprehur se Kosova dhe Shqipëria, bashkërisht në Vlorë, në këtë 110 vjetor kujtojnë gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura.
“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura.”, ka shkruar Osmani.
Presidentja ka shtuar se siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane.