Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Ligjit për Pagën Minimale.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Deliu-Kodra, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndihëm e Listës Serbe për t’i siguruar votat e nevojshme për kalimin e këtij ligji.
“Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpermjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kahmotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Postimi i plotë i Deliu-Kodrës:
Përfundimisht Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm.
Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpermjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kahmotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe.
Përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë.