Ditë më të rëndësishmen të kombit shqiptar, e quajti 28 nëntorin, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, teksa uroi të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave ndër kombin shqiptar që dhanë jetën për të vendosur e forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi, gjithnjë për çlirim”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
“Të gjithë shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit”, ka shtuar ajo.