Komuna e Lipjanit ka përuruar objektin e ri në Ditën e Flamurit, 110-vjetrorin e Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Imir Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të Kombit tonë kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Komunës.
Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët ku do që janë për Ditën e Flamurit, duke u zotuar edhe për projekte të tjera.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit, Urime Festat e nëntorit, Urime Dita e Flamurit”.
Ai ka sqaruar se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100% nga mjetet e buxhetuar të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.