Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim Prefektin e qytetit të Pavarësisë, atë të Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, të shoqëruar me delegacionin e tij, për ta shënuar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e Lavdishëm.
Postimi i tij i plotë:
Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që si Kryetar i qytetit të Lidhjes ta pres sot Prefektin e qytetit të Pavarësisë, atë të Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, të shoqëruar me delegacionin e tij, për ta shënuar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e Lavdishëm.
Si pasardhës të Skënderbeut, Adem Jasharit e UÇK-së, iniciuam, me këtë rast, takimin në Vlorë, për ta vazhduar traditën kombëtare dhe për ta intensifikuar marrëdhënien dhe bashkëpunimin në punë të përbashkëta, që të dyja qytetet tona kanë arsye të shumta, si qytete të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve.
𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝟐𝟖 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬ë 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞!