Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Isa Marku” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se një grua e moshës 63 vjeçare është gjetur e vdekur në një shtëpi në këtë lagje të kryeqytetit.
Pas hetimit preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.
I dyshuari është vetëdorëzuar në polici. Ai është I.G, 70 vjeçar.
“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar:
I. G, mashkull 70 vjeç.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, kanë thënë nga Policia e Kosovës, për Reporteri.net.