Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, n edhe këtë vit do ta organizojnë “Javën Kundër Korrupsion 5- 9 dhjetor 2022”.
Gjatë kësaj jave sipas njoftimit të Organizatës është planifikuar të realizohen aktivitete të ndryshme.
Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus, thuhet në komunikatë.
Për shënimin e kësaj Jave, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të senzibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj.
Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 5-9 dhjetor 2022”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera do të prezantohen edhe raporte konkrete të korrupsionit me të cilat raporte pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në luftimin e korrupsionit.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike”, thuhet në komunikatë për media.
Ndryshe, motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.