Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, nga 53 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht 6 raste aktive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.819 doza të vaksinës.
Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.920 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.367 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,867 persona deri më tani.