Qeveria Kurti ka ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, e cila prekte rritjen e të ardhurave mujore edhe të punonjësve të drejtësisë.
Në periudhën e Qeverisë Kurti I, shefi ekzekutiv kishte marrë vendim që t’i ulet paga, por që të ardhurat e përfaqësuesve të drejtësisë nuk u prekën.
Me miratim të këtij vendimi të mërkurën, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në ato që ishin përpara 2017-ës.
“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria në këtë mbledhje miratoi edhe projektligjin për pagat në sektorin publik.