Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se zgjidhja më e mirë e çështjes së targave dhe gjendjes në veri të Kosovës do të zgjidhej nëse kërkesa e SHBA-ve do të pranohej me kohë.
Sipas tij, në situatën e krijuar duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, ai ka paralajmëruar se pa një zgjidhje të tillë, situata është keq dhe drejt eskalimit.
Ky është postimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit. /