Pas kalimit të Projektligjit për Pagën Minimale partitë opozitare reaguan duke thënë se kaloi me votat e Listës Serbe.
E pas kësaj, ka reaguar deputeti i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja duke thënë se VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit.
Muja në një postim në Facebook shkruan se vetëm kur opozita e ka parë që e kanë kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, që t’ia japin një këso spin-e.
Postimi i tij i plotë:
Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte. Urime kalimin në lexim të parë të pagës së re minimale 264 euro që paraqet rritje për 55% përkatësisht 103%!