Një veturë me targa serbe është djegur pas mesnate në veri të Mitrovicës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Besim Hoti, nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.
Lidhur me këtë çështje, Hoti ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin.
“Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, mediat serbe kanë bërë të ditur se pronari i veturës me inicialet N.M., e ka konfirmuar se i është djegur vetura.