Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, nga 14 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht dy raste aktive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.782 doza të vaksinës.
Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.901 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.367 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,866 persona deri më tani./