Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot do të presë në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Takimi do të mbahet në ora 13:30, në Kabinetin e Kryetarit, shkruan lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar për media.
Po ashtu, Konjufca sot do të nënshkruajë edhe Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Vatra.