Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, kanë bërë të shtunën një shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë.
Wigemark ka shkruar në Twitter se ata kanë pirë së bashku kafe në Mitrovicën e Veriut.
Sipas tij, EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuara në rolet e tyre për sigurinë në Kosovë.
“Sot në mëngjes shkuam në shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë së bashku me komandanti Angelo Michele Ristuccia dhe më pas pimë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut. EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet përkatëse në përgjigjes të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark.