Nuk kemi marrëveshja për targat me Kosovën, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, derisa shtoi se Beogradi shpreson që bisedimet e Uashingtonit dhe Brukselit me Kosovën “të japin fryte”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Brnabiç pretendon se kryeministri kosovar, Albin Kurti “po mohon ekzistencën e Marrëveshjes së Brukselit”.
Pyetur rreth deklarimit të kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimit, se i janë dërguar 20 modalitete për zgjidhjen e çështjeve të targave, Brnabiç tha “le t’i kenë edhe 120 modalitete, nuk jam e interesuar”.
“Prishtina duhet të zbatojë atë që ka nënshkruar”, ka thënë ajo për Tanjug, përcjell Reporteri.net.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur “çështje orësh” arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.
Të enjten, kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, tha se BE’së i kanë paraqut rreth 20 modalitete për zgjidhjen e kësaj çështje.
Më 21 nëntor parashihet të kalohet nga masa e lëshimi të fletqortimeve në gjoba për vozitësit me targa “KM”./