Në katër komuna në veri të Kosovës, sot ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet Shtetit të Serbisë përmes të ashtuquajturës zyrës për Kosovë dhe serbëve të larguar nga institucionet e Kosovës.
“Në këtë mënyrë premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë, të cilët u larguan nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilën prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa mbështetjen e shtetit”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.
Me këto kontrata serbët që janë larguar nga institucionet do të kenë rregulluar të gjitha obligimet nga marrëdhëniet punë-juridike, pensionale, sigurime shëndetësore etj.
“Pagesa e këtyre përfitimeve do të fillojë rregullisht dhe qytetarët do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre që në dhjetor. Prandaj, të gjitha përfitimet që kanë marrë në Kosovë tani do të vijnë nga Serbia”, thuhet në deklaratë.