Grupi parlamentar i AAK-së, ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Projektligji i buxhetit për vitin 2023, Ligji i Pagave”.
Përmes një postimi në profilin zyrtar të grupit parlamentar të AAK-së, thuhet se deputetët e AAK-së me sindikalistët diskutuan për propozim-amandamentin e propozuar nga AAK për rritje lineare të pagave për 30%, deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave.
Tutje, u tha se ky propozim-amandament, do ta lehtësonte sado pak funksionimin e jetës se zyrtarëve publikë dhe ballafaqimin me gjendjen e rëndë sociale dhe rritjen e inflacionit në vend
Në fund të diskutimit, përfaqësuesit e sindikatatave, në parim shprehën mbështetjen për rritje lineare prej 30%. U theksua se kjo rritje lineare në asnjë rrethanë nuk duhet të ndërlidhet me vlerën e koeficientit dhe rritjen në Ligjin e Pagave.