Punëtoria e një prizrenasi është përshirë nga zjarri gjatë pasdites së djeshme.
Shkaqet e zjarrit nuk i dinë as vetë pronari, për këtë arsye rastin e ka paraqitur edhe në polici.
Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë hetimore dhe se rasti është në procedurë duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
Prizren 15.11.2022-16:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri punëtoria e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse. Rasti në procedurë hetimore./