Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka nisur me përgatitjet në Kampin përgatitor në Antalia.
Përzgjedhësi, Afrim Tovërlani ka në dispozicion 24 futbollistë për gjatë tetë ditëve sa do të qëndrojnë në bregdetin turk.
Nga 24 futbollistët, pesë prej tyre janë nga Superliga e Kosovës në futboll: Erdin Dushi dhe Lulzim Peci nga Trepça ’89, Ardit Tahiri nga Drita, Veton Tusha nga Ballkani dhe Oltion Bilalli nga Gjilani.
Në kuadër të këtij kampi, “Dardanët” deri në moshën 21 vjeç do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore, njofton Klankosova.tv.