Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë ekskluzive për Piers Morgan.
Aty ylli portugez foli për shumë gjëra duke përfshirë Man United, Erik ten Hag, Wayne Rooney, Ralf Rangnick, Real Madridin dhe shumë diskutime të tjera.
Në lidhje me ‘Mbretërit’ Ronaldo u shpreh i penduar që zgjodhi të largohej, përcjell lajmi.net.
Ai madje tha se nëse do mund ta kthente kohën prapa do lunte në ‘Santiago Bernabeu’ edhe falas.
“Largimi nga Real Madridi? Pendimi më i madh i karrierës sime. Aty kisha respekt, aty kisha dashuri. Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të luaja atje falas. Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Më trajtuan si mbret”, u shpreh Ronaldo.
Kujtojmë që në vitin 2018 ylli portugez vendosi të ndryshojë ambient dhe shkoi në Juventus, ndërsa më pas u rikthye në Man United.
Gjatë kohës së tij me madrilenët ai fitoi çdo trofe të mundshëm dhe arriti të hyjë në historinë e klubit, duke qenë një ndër legjendat e tyre.