Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në cilën në rend dite janë dhjetëra pika nga seancat e kaluara të Kuvendit.
Në këtë mbledhje në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022, ku veçohet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,
Mbledhja do të fillijë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022 si: Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Po ashtu në këtë mbledhje do në rend ditë janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Ndërkaq pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022 janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
Këto janë Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021, shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për propozimin e rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022 me këtë rend dite: Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave