Vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor në Prishtinë, tashmë janë duke u parë defektet e saj.
Faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, ka publikuar pamje nga brenda parkingut, ku shihet se ka rrjedhur uji, pas shiut që ka rënë.
“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh ne fillim me rrjedhje t’ujit”, shkruan kjo faqe në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, ky parking e ka çmimin më të lartë në rajon për një orë qëndrimi.
Krahasuar me Tiranën që tre orë parkim i ka 1 euro e 70 centë e po ashtu edhe me Shkupin që po ashtu një orë parkim i ka rreth 80 centë.
Ndryshe, që nga dita e djeshme dhe në vikend, parkingu do të jetë pa pagesë.