Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ndërrimin i ministrave të shëndetësisë ka lënë shije të keqe në këtë sektor.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e ka vëmendjen te kuadro e reja të cilat dita ditës po largohen nga Kosova.
“Ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori jo tash, por qe 20 muaj të kësaj qeverie duket qe nuk ka as vizion dhe nuk kemi parë as program të qartë se si të punohet dhe menaxhohet por edhe të ecet tutje në avancimin e shërbimeve shëndetësore. Edhe pjesa politike ka pasur të metat e saj, ndërrimi i ministrave te dobët kanë lënë shije të keqe në këtë sektor. E kemi gjendje degraduese në këtë fund vit ku përballjen me vështirësi e kanë pacientët dhe gjithë qytetaret pa përjashtim. Me këtë qasje me këta njerëz pa punëtorë pa ide, mashtrues kemi pak shpresë që nga kjo mazhorancë të vije dikush që mund të udhëheqë me këtë sektor i cili është tepër i rëndësishëm dhe çdo ditë përballen qytetaret me kërkesa të ndryshme”, tha ai për ekonomiaonline.
“Kjo është fenomen i kësaj qeverie të papërgjeshme që as së paku nuk e kanë vëmendjen që këto kuadro të ngritura po largohen nga Kosova. Bile bile janë edhe të ofenduar e injoruar në kohën kur ata paraqesin kërkesat e tyre për pagë të dinjitetshme për kushte të shkollimit ndërsa në anën tjetër tentohet te mashtrohet mërgata se ne po iu krijojmë kushte të kthehen në Kosovë. Qeveria nuk ka lincencim të institucioneve private shëndetësore”, tha Zemaj.