Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve europiane të muzikës, MTV Europe Music Awards, do të mbahet këtë të dielë.
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë edicion është se pjesëmarrës do të jenë shumë shqiptarë. Moderatorja do të jetë Rita Ora, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë disa këngë, ndërsa Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa.
Nga ana tjetër, për katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar rep-artistja, Loredana.
Mesa duket ky edicion do të mbahet mend për popullin tonë, sepse me siguri në një moment do të flitet edhe gjuha jonë shqipe. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim