Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, gjithë kjo është përpjeke e Serbisë për destabilzimin e vendit, gjë që tha se nuk do ta arrijë.
Konjufca këtë deklaratë e bëri pas ceremonisë së betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, duke shtuar se ushtria ka të drejtë të operojë në gjithë vendin.
Por për operacione të veçanta th se nuk bëjnë veprime pa u koordinuar me NATO-n dhe ShBA-në.
Tutje, ai tha se nuk beson që do të ketë eskalim të situatës dhe se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës.
“Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rrit pensionin në Kosovë ashtu që të thehemi përballë kërkesave të tyre dhe të gjitha vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria do të sillet në atë mënyrë që të mos pranojë kushtëzime përmes shantazheve e bllokadave dhe përdoronit të forcës nga ana e Serbisë”.
“Nuk është vetëm çështje e targave, por kemi pasur grumbullim nga Serbia qysh nga viti i kaluar. E gjithë kjo është përpjeke e Serbisë me destabilizuar Kosovën. Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë. FSK është e Kosovës dhe ka të drejtë të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës. Dhe mendoj se ka të drejtë të veprojë në territorin e Kosovës. Sa i përket operacioneve të veçanta nuk do të bëjmë veprim pa koordinim me NATO dhe ShBA”.
“… situata është nënkontroll dhe institucionet e sigurisë janë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe ato nuk e kanë qëllim me provokor askënd. Ne kemi provokime nga Serbia por nuk biem në provokime. Sa i përket zhvillimet nga Parisi do t’i keni më të qarta kur të kthehet presidentja dhe kryeministri”.