Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në Gjakovë. Për rastin tashmë kanë nisur hetime, raporton Express.
Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë 10.11.2022 – 18:30. Është raportuar se një person dyshohet se është pa shenja jete, njësitë policore kanë vazhduar në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë takuar një ekipe mjeksore nga të cilët është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.