Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala foli për situatën e krijuar në veri të vendit javën e fundit.
Ai tha se situata e krijuar në veri ka bërë që Kosova të kthehet shumë mbrapa, pasi sipas tij, vite më parë kur është bërë heqja e rojeve të urës në veri jeta kishte filluar të kthehej në një normalitet.
“Situata e krijuar gjatë kësaj jave na ka kthyer shumë mbrapa si vend për shkak se para 12 apo 13 vitesh ose në vitin 2010, 2011,2013 është bërë heqja e rojeve të urës dhe është kthyer në institucione të Kosovës, në Polici të Kosovës, në gardian, filluan gjykatat, filloi një jetë jo bash normale, por një jetë filloi të merrë formën e vet të jetesës dhe pjesa e Mitrovicës e cila sot ka mbetur pa institucionet qendrore të asaj pjese”, tha ai.
Tutje në emisionin “Info Nata”, Shala tha se Kosova është dashur ta dëgjojë Amerikën dhe kërkesën e saj sa i përket çështjes së targave.
Sipas Shalës Kosova nuk do të mund të kishte arritur askund pa mbështetjen e SHBA-së prandaj edhe është dashur t’i jep një shancë dhe ta përfundojë marrëveshjen e cila është propozuar nga Amerika.
“Në momentin që kërkon partneri jonë strategjik, Amerika është dashur të dëgjohet zëri i saj, është dashur të dëgjohet kërkesa e saj… sepse e kemi partner strategjik, pa të nuk mund të lëvizim as këtu, asnjë njohje nga shtetet tjera nuk ka ardhur pa ndihmën e Amerikës, asnjë inkuadrim nëpër organizata ndërkombëtare nuk kemi mundur të inkuadrohemi pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka mundur të vijë deri këtu pa mbështetjen e SHBA-së, është dashur të dëgjohet ose t’i jepet ndonjë shanse mikut tonë edhe për 10 muaj dhe ta përfundojmë këtë marrëveshje e cila tashmë veçse është e propozuar nga miqtë tanë”, shtoi Shala.
Më tej shala e fajson Qeverinë Kurti për shkak të humbjes së investimeve amerikane.
“Investimet e tyre në Kosovë nuk mund t’i humbin për shkak të një Qeverie e cila është e padëgjueshme apo e një personi i cili është i padëgjushum, ata mund të presin por Kosova nuk ka kohë të pres… jemi jem duke u kthyer mbrapa”, deklaroi ai.