Arben Gashi, kryetar i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë dhe partinë e Lëvizjes së Vetëvendosjes, duke thënë se zhurma e këtyre të fundit do të jetë gjithmonë më e ulët se sa argumenti dhe përkushtimi për punë i LDK-së.
Kështu ka deklaruar ai në seancën e kuvendit, ku ka shtuar se kryeministri Albin Kurti, i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin me ndërkombëtarët, por edhe institucionet, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai ka thënë se me veprimin e kryeministrit, sipas tij, sot kemi më pak shtet në pjesën veriore të Kosovës.
“Zhurma e juaj do të jetë gjithmonë më e ulët sesa argumenti e përkushtimi i jonë për punë. Vendi po kalon një fazë delikate dhe mungesa e përgjegjësisë po shkakton zhurma. Kryeministri me sjelljet e tij ka shkaktuar problemin. Sot pjesën veriore të republikës kemi më pak shtet të republikës, sepse kryeministri i nxitur nga egoja rrezikoj institucionin. Kryeministri i Kosovës i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin. Sot kryeministri ka për detyrë të garantojë partneritetin ndërkombëtar. Në dëgjuam kryetaren e grupit parlamentar të VV-së, veprimet dhe pasojat janë të gabuara për Kosovën”, ka thënë ai.
“Rrezikimi i partneritetit duke përdorur nxitjen e krizave është e rrezikshme për vendin. Me veprimin e kryeministrit sot kemi më pak shtet në pjesën veriore të Kosovës. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm në ato që i bëjmë. Dine se në luftën tonë për ligjshmëri në këtë republikë, nuk mundeni me na ndalë as me gjuhën që e përdorni mbrapa as me gjuhën që përdorni para. Shteti i Kosovës është prioritet i yni, prandaj jemi këtu dhe do të jemi çdo ditë”, ka deklaruar Gashi ndër tjerash.