Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Duke nisur nga ora 13:00, anëtarët e komisionit do të zhvillojnë mbledhjen e radhës kur ndër të tjerash do të diskutohet rekomandimi për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik Lista Serbe.
Po ashtu në këtë mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e SKQZ-së:
– Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
3. Raport i Këshillave të KQZ-së:
• Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.
4. Të ndryshme./