Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që deri në fund të muajit nëntor apo në fillim të dhjetor të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.
Tadiq përmes një postimi në Twitter, shkroi se kjo marrëveshje do të prezantohet si fitore, e cila në mënyrë dramatike do t’i dëmtoj “interesat tona legjitime në Kosovë”.
“Në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit tjetër, pres marrëveshje, e cila do të prezantohet si fitore, e cila në mënyrë dramatike do t’i dëmtoj interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter./Lajmi.net/