Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS.
Kjo veturë ishte pronë e viktimës “femër kosovare e komunitetit serb”, me banim në komunën e Zveçanit.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje është theksuar se Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale.
Duhet përkujtuar që rasti i vënies së zjarrit në makina të cilat bartin targat RKS gjatë ditëve të fundit kanë qenë të shpeshta.
E djegia e veturave vazhdoi edhe sot pas shumë zhvillimeve në veri.
Lista Serbe të shtunën ka njoftuar për dorëheqje nga institucionet drejtuese të Kosovës.
Lajmi për tërheqjen e tyre erdhi pas shkarkimit të drejtori të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.
Gjuriq theksohet të ketë sabotuar punën, pikërisht në lidhje me shpërndarjen e fletëqortimeve për serbët të cilët nuk konvertuarn targat e automjeteve.
Kurse gjatë vikendit rreth 600 zyrtarë policorë të nacionalitetit serb kanë dhënë dorëheqje, madje duke dorëzuar edhe pajisjet e tyre policore.
Ngjashëm kanë vepruar edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe. Të njëjtit njoftuan për tërheqje nga drejtimi i komunave.
Të gjitha këto veprime nga Qeveria e Kosovës janë cilësuar sit ë qëllimshme nga Beogradi.
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione, teksa nga SHBA dhe BE kanë theksuar se zgjidhja e vetme të e problemeve në mes dy vendeve vazhdon të jetë dialogu.