Policia e Kosovës, ka njoftuar se që është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte kryer veprën “Kontrabandë me mallra”.
Rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Kabash.
“Dje, më 7 nëntor 2022, rreth orës 19:50, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra. Policia ka ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari, recidivist i veprave të kontrabandës me mallra. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zhegër.”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Policia njofton se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur disa mallra.
“40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg, 15 pako me rripa të brezit, 10 pako çanta të kraharorit, 3 pako me altoparlantë –bluetooth, 1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë, 2 pako me aroma të ndryshme (shisha). dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së maqedonase së Veriut.”
Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje.