Kryetari i Partisë ‘Nisma’, Fatmir Limaj, se 13% e territorit të Kosovës janë jashtë kontrollit, pasi dorëheqjeve masive të serbëve.
“Në disa pjesë të Kosovës mungojnë institucionet dhe qytetarët nuk kanë siguri”, tha Limaj tek Çim Peka.
Shteti është sfiduar, shtoi kreu i ‘Nisma’, ndërsa akuzoi qeverinë ‘Kurti’ se nuk ka plan B.
“Ky shtet në sens është militarisht. I thurin vargje dhe lavdi ushtrisë dhe kishës. Kjo nuk është kisha e besimit, por kisha politike. Ka qenë udhërrëfyese e nacionalizmit dhe luftërave. Shteti jonë është sfiduar ditët e fundit. Praktikisht 13% e territorit të Kosovës është pa institucione shtetërore. Kemi bashkëqytetarët tanë serë që nuk kanë minimumin e sigurisë. Kjo është përgjegjësi e shtetit të Kosovës. Sot në 4 komuna të serbëve, nuk ka organe të sigurisë, të gjyqësisë, të prokurorisë, nuk ka organet elementare të krijimit të një ambienti. Sfidohemi ne si shtet, si shumicë. Cilat janë masat që duhet të merren? Ky skenar nuk na ka zënë në befasi. Duhet të ketë një plan B. Cili është plani B? Duhet të ketë siguri për njerëzit atje që jeta të funksionojë normalisht”, u shpreh Limaj.