Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se duhet të trajtohet më me seriozitet situata në veri të vendit.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka shtuar se Qeveria nuk ka nevojë të lëshoj pe sa i përket formimit të Asociacionit.
“Qeveria nuk ka nevojë të lëshoj pe e as të merr pozicione në dëm të Kosovës. Është e nevojshme që si grupe parlamentare ta trajtomë më seriozisht situatën në veri. Targat si një vendim puro teknik na është kthyer në problem të sigurisë në vend”, tha Tahiri.
Duke komentuar dorëzimin e mandateve të deputetëve të Listës Serbe, Tahiri shtoi se do të kemi vakum kushtetues.
“Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe është shumë problem, tani KQZ duhet të trajtojë në listë njerëzit tjerë. Kuvendi nuk do ti ketë 120 deputetë dhe do të kemi vakum kushtetues të cilin do të duhet ta interpretoj Kushtetuesja”, tha shefi i deputetëve të AAK-së.
I pyetur nga mediat se a po shkojmë drejt zgjedhjeve, Tahiri u shpreh “nuk mund ta them se a po shkojmë në zgjedhje, çështja është ndërlikuar shumë që ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”.