Përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.
Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila thotë se siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës.
Ajo thotë se eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshën uniformën me lehtësi por kthimin duhet ta kenë të pamundur
Postimi i saj:
Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.
Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.
E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.