Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë ë ditur planin legjislativ të MAPL-së, në këtë plan është Koncept Dokumenti për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.
Ministri së bashku me organizatat e shoqerisë civile në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, kanë diskutuar rreth rëndësisë së hapësirave kulturore të Kosovës.
“Me organizatat e shoqërisë civile në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, diskutuam për rëndësinë e hapësirave kulturore të Kosovës dhe sugjerimet e akterëve të kulturës për ndryshimet e nevojshme në këtë ligj”, ka shkruar ai në Facebook.