Nora Gjakova nuk ka arritur në gjysmëfinalen e Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Medalistja olimpike në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova është ndalur në çerekfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Lele Nairne.
Por, gara nuk do të përfundojë këtu për xhudisten tonë, pasi që ajo tani do të luftojë në raundin e parë të repesazhit për të fituar medaljen e bronztë.
Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten gjermane, Seija Ballhaus. Në çerekfinale, Gjakova u mposht Lele Nairne.