Të enjten në Gjermani është mbajtur Samiti i Berlinit, në të cilin kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje.
Këto marrëveshje njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku, tha për Ekonomia Online se garantojnë një presperioritet dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimorë.
Duke shtuar se me marrëveshjen mbi lëvizjen e lirë me letërnjoftim në Ballkanin Perëndimor qytetarët e 6 vendeve do të lëvizin lirshëm.
“Këto marrëveshje kanë garantojnë një presperioritet dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke marr parasysh që do të kemi lëvizje të lirë vetëm më letërnjoftim në 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë”, tha ai.
Ai u shpreh se me marrëveshja mbi njohjen e diplomave të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, do të zgjidhet problemi për qytetarët e Luginës së Preshevës me diplomat që kanë marr në Kosovë dhe nuk janë pranuar nga shteti serb.
“Do të kemi njohje të diplomave, që do ta zgjidh një problem për qytetarët e Luginës së Preshevës me diplomat që kanë marr në Kosovë që nuk janë pranuar deri me tani në Serbi, edhe ky do të jetë lehtësim jashtëzakonisht i mirë”.
Ndërsa me marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore, Sadiku tha se është një lehtësim shumë i madh për të gjithë qytetarët e rajonit.
“Si dhe pjesa për njohjen e diplomave për arkitektët, mjekët, dentistët e kështu me radhë. Janë një lehtësim i mirë për të gjithë qytetarët e rajonit në kuptimin që përveç lëvizjes së lirë edhe do të krijohen një momentum i mirë i bashkërendimit të aktiviteteve dhe lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët”, tha ai.
Sadiku po ashtu foli edhe për kërkesat politike të kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili ka kërkuar që të ketë një normalizim politikë në mesë Serbisë dhe Kosovës.