Akullnajat anembanë globit, duke përfshirë ato të fundit në Afrikë, do të shkrihen në mënyrë të pashmangshme deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, thotë një raport i OKB-së.
Akullnajat në një të tretën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të OKB-së do të shkrihen brenda tre dekadave, zbuloi një raport i UNESCO-s.
Akullnajat e fundit të malit Kilimanxharo do të zhduken ashtu si akullnajat në Alpe dhe Parku Kombëtar Yosemite në SHBA, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht veprimeve botërore për të luftuar ndryshimet klimatik, raporti thotë, se ato do të shkatërrohen. Aty thuhet se parashikime janë bazuar në të dhënat satelitore dhe vjen pikërisht në kohën ku liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt për konferencën e javës së ardhshme për ndryshimet klimatike COP27.
Rreth 18,600 akullnaja janë identifikuar në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së. Ato përfaqësojnë pothuajse 10% të zonës së akullnajave të tokës dhe përfshijnë pika të njohura turistike.
Tërheqja dhe zhdukja e akullnajave ishte “ndër provat më dramatike se klima e tokës po ngrohet”, thuhet në raport.
“Shpresojmë se mund të gabojmë, por kjo është shkenca e vështirë,” tha zyrtari i projektit të UNESCO-s, Tales Carvalho Resende.
Akullnajat e mbetura në dy të tretat e tjera të vendeve të Trashëgimisë Botërore të OKB-së mund të shpëtohen, por vetëm nëse bota kufizon ngrohjen globale në 1.5C, thonë autorët. E një raport tjetër i OKB-së shuan shpresat, aty thuhet se bota aktualisht nuk ishte në rrugën e duhur për të arritur këtë.