Gjashtë liderёt e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë vendosur nënshkrimin e tyre në tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.
Nënshkrimi këtyre marrëveshjeve është bërë pak më parë nga liderët e Ballkanit Perëndimor.
Pas këtyre ngjarjeve, secili lider pritet t’i adresohet mediave.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fjalimin e tij në Samitin e Berlinit ka thënë se ky proces do të përshpejtojë integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
rAi ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve që do të bëhet sot, do ta lehtësojë jetën e njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Jemi të bindur se procesi i Berlinit do të përshpejtojë integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot do të nënshkruani tri marrëveshje të rëndësishme që do të bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë. Tregu i përbashkët rajonal do të rrisë ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj. Marrëveshjet do të mundësojnë që të kalojnë kufijtë midis vendeve tuaja vetëm me letërnjoftime. Kjo ju përafron me standardet evropiane dhe tregjet rajonale për të cilët jemi përkushtuar në vitin 2020. Procesi i Berlinit vazhdon të ofrojë rezultate dhe ky është mesazhi i tij”, tha Scholz ndër të tjera në fjalimin e tij.