Pas publikimit të videos ku ushtrohej dhunë mbi një të moshuar në një shtëpi “kujdesi” për pleq, Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit si dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj personave të përfshirë në këtë vepër penale.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulm’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulm’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Komunikata e plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për sulmin e të moshuarës
Pejë, 2 nëntor 2022 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.
Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.
Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Prokuroria Themelore në Pejë, për veprimet e ndërmarra rreth kësaj çështje penale do të njoftojë me kohë opinionin publik.