10 mijë euro është vlera e stolive të arit që u vodhën gjatë së dielës në një shtëpi në fshatin Softaj të Ferizajt.
Po ashtu personat e panjohur nga aty kanë vjedhur edhe një armë zjarri që pronari e kishte me leje.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt .Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri ,pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro”, tha Veseli.
Ai shton tutje se Policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin.